Jam Dorentina Perlleshi,

Psikoterapiste e përkushtuar për të ofruar ndihmë në përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe zhvillimin personal të individëve. Pasioni im është të ndihmoj individët dhe fëmijët të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme, të menaxhojnë vështirësitë dhe të përballen me sfidat e jetës së përditshme.

Qasja ime është holistike, duke marrë parasysh të gjitha aspektet e jetës suaj: mendjen, trupin dhe shpirtin. Ofroj terapi të fokusuar në traumë (TF-CBT) për të ndihmuar klientët të përballen me përvojat e tyre të vështira. Eksperienca ime përfshin trajtime të personalizuara për të adresuar nevojat e veçanta të klientëve duke përdorur praktika të bazuara në prova shkencore.

Si një person mendjehapur, jam gjithmonë e gatshme të pranoj dhe të përballoj çdo pikëpamje apo qasje që klientët sjellin në terapi. Nuk ndihem e presionuar nga trendet e fundit të shoqërisë dhe përpiqem të mbetem autentike në profesionin tim. Përveç kësaj, më pëlqen të kaloj kohën time të lirë duke lexuar libra jo-fiction, filozofi, ide pragmatike, të luaj shah, dhe të bëj ecje në natyrë.

Në punën time me klientët, synoj të krijoj një marrëdhënie të bazuar në bashkëpunim dhe besim, ku secili individ ndihet i mbështetur dhe i sfiduar për t’i arritur qëllimet e tij. Klientët e mi vlerësojnë qasjen time të drejtpërdrejtë dhe mbështetëse, si dhe aftësinë për të ofruar rekomandime që ndihmojnë në progresin e tyre.

Kualifikimet profesionale: